UEFA anulon Kampionatin Evropian për U-19, kjo është arsyeja

16:14 | 23 Shkurt 2021

UEFA ka anuluar Kampionatin Evropian për U-19.

UEFA ka vendosur për ta anuluar Kampionatin Evropian U-19 që ishte planifikuar të mbahej këtë vit, në të dy konkurrencat.

Vendimi është marrë sot nga organi më i madh i futbollit në Evropë.

Kjo erdhi si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe nga frika se gjendja me virus do të mund të përkeqësohej.

Fillimisht UEFA kishte anuluar në dhjetor Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 17 vjeç.

Komento: