UEFA dënon keq Simeonen për veprimin

15:00 | 07 Mars 2019

UEFA ka marrë një vendim për veprimin e Diego Simeones.

Diego Simeone kishte bërë një veprim të turpshëm në ndeshjen e parë në mes të Atletico Madridit dhe Juventusit.

Trajneri argjentinas kishte kapur organin gjenital, pas shënimit të golit të dytë ndaj skuadrës torinase, ndërsa UEFA ka marrë vendim zyrtar, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar, Simeone është dënuar me 20 mijë euro gjobë për atë veprim të pahijshëm.

Ky dënim vetëm me të holla, do të thotë që argjentinasi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e dytë ndaj Juventusit që zhvillohet javën e ardhshme.

Komento: