UEFA dorëzohet para sheikëve të PSG-së

13:24 | 25 July 2019

Gazeta britanike The New York Times ka shkruar sot se UEFA është treguar e butë ndaj PSG-së.

Sipas kësaj gazete, UEFA nuk ka provuar aq sa duhet për të penalizuar kampionët francezë të Ligës së Parë Paris Saint Germain për shkeljen e rregullave financiare të Fair Play (FFP).

Kampionët e tanishëm francez kanë qenë nën vëzhgimin e mediave që nga vera e vitit 2017 kur ata nënshkruan me Neymar nga FC Barcelona dhe Kylian Mbappe nga rivalët e ligës AS Monako në marrëveshje me vlerë më shumë se 400 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht kësaj shume të paguar, PSG i ka shpëtuar dënimet të FFP-s.

New York Times, shfaqet e habitur me këtë qasje të UEFA-s ndaj PSG-së.

Kujtojmë që UEFA është e pamëshirshme ndaj ekipeve me të vogla të cilat i dënon miliona euro për thyrje të vogla të rregullave. /ORAinfo/

Komento: