UEFA e zbulon, ky është klubi me i pasur në botë

10:33 | 18 Janar 2019

UEFA e ka publikuar raportin financiar dhe sipas këtij raporti, klubet nga Premierliga janë shpenzuesit më të mëdhenj në futboll.

Mirëpo, këto para të shpenzuara kompensohen pasi që këto klube edhe përfitojnë më së shumti para.

Futbolli botëror sot ka një tjetër skuadër që kryeson në aspektin e vlerës.

Manchester City ka tejkaluar Real Madridin si skuadra më e shtrenjtë në futbollin botëror.

Vlera e kampionëve të Premierligës është 705 milionë funte, duke lënë pas kampionët e Evropës, Real Madridin, që vlerësohen 696 milionë funte.

Këto të dhëna janë zbuluar nga një raport zyrtar i UEFA-s, që është një studim që shqyrton financat, çmimet e biletave, fitimet dhe qarkullimin, përcjell lajmi.

Skuadra e Manchester United është skuadra e tretë më e shtrenjtë , ndërsa në vendin e katërt renditet Chelsea.

Komento: