UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

19:38 | 16 June 2024

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma.

Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë ndeshjes ku Shqipëria humbi 2-1 nga Italia.

UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë dhe me rastin do të merret Komisioni Disiplinor i UEFA-s, që do të marr vendimin.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna.

Komento: