UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes për ndeshjen Moldavi- Kosovë

13:01 | 31 August 2020

Moldavi – Kosovë, UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet sot në Prishtinë për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për ndeshjen me Moldavinë, UEFA tashmë i ka deleguar gjyqtarët.

Ky takim u është besuar gjyqtarëve nga Norvegjia. Kai Erik Steen do të jetë kryesore me ndihmësit Jan Erik Engan, Tom Harald Grønevik dhe Kristof Hagenes.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës që nga muaji janar kur u takua me Suedinë, ndeshje e karakterit miqësore e zhvilluar gjatë muajit janar në Katar.

Komento: