UEFA ia jep lajmin e madh Interit

21:33 | 17 Maj 2019

Interi zyrtarisht është liruar nga Marrëveshja e Zgjidhjes së FFP me UEFA, nënshkruar në maj të vitit 2015, pas përmbushjes së të gjitha objektivave të tyre.

Kjo do të thotë se Nerazzurët mund të kenë një skuadër të plotë në dispozicion të tyre nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa ata do të kenë më shumë liri për të kaluar këtë verë,përcjell ORAinfo.

“Dhoma hetuese e CFCB konfirmoi se FC Astana, Beşiktaş JK dhe FC Internazionale Milano janë konsideruar në përputhje me objektivin e përgjithshëm të marrëveshjeve të tyre, të nënshkruara në maj 2016 për FC Astana dhe në maj të vitit 2015 respektivisht për dy të fundit. Rrjedhimisht, ata tani kanë dalë të gjithë nga regjimi i shlyerjes, “thuhet në një deklaratë./ORAinfo/

Komento: