UEFA ia jep lajmin e vitit Kosovës

20:13 | 17 Maj 2019

Kosova ka marrë një lajm të mirë.

Futbolli i Kosovës ka marrë një lajm të madh, në takimin e presidentëve dhe sekretarëve të federatave të futbollit, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, organizuar nga UEFA.

Pas kërkesës së vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, UEFA ka pranuar që nga sezoni tjetër, Kosova të përfaqësohet me 3 ekipe në garat europiane, nga 2 që marrin pjesë aktualisht.

Kështu, nga edicioni i ardhshëm, nga kampionati i Kosovës do të sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane, ekipi kampion, ekipi nënkampion, si dhe fituesi i Kupës. Një lajm mjaft i mirë ky për Kosovën, që pritet të rrisë edhe të ardhurat për klubet, si dhe nivelin e futbollit.

Komento: