UEFA ka një lajm fantastik për Milot Rashicën

09:11 | 12 Qershor 2019

Kosova e ka mposhtur Bullgarinë në Sofje 3:2, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2020’.

Milot Rashica kishte udhëhequr Kosovën në fitoren historike ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ylli kosovar ishte i përfshirë në të tre golat e Kosovës, me një gol dhe asistim.

Derisa në golin e dytë ai kishte bërë një kalim shumë të bukur për të pasuar tek Kololli, i cili asistoi për Muriqin që shënoi një gol të bukur me kokë.

“UEFA Nations League” e ka zgjedhur këtë kalim të Rashicës si kalimin më të mirë të ditës.

Komento: