UEFA komenton fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

UEFA komenton fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari

22:54 | 10 Qershor 2019

Kosova ka shënuar fitore nga Bullgarisë.

UEFA e ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari, e cila ishte e para në histori për “Dardanët” në kualifikime. Shtëpia e futbollit evropian e ka përmendur edhe faktin se Verdhekaltrit gjenden vetëm një pikë prapa Anglisë

Kosova e ka regjistruar një fitore të madhe sonte.

Verdhekaltrit e kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje.

Dhe, fitoren e “Dardanëve” e ka komentuar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

“Kosova e ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe gjendet vetëm një pikë prapa Anglisë (e cila e ka një ndeshje më pak). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke. Derisa Kosova është e pamposhtur qe 14 ndeshje, Bullgaria nuk ka fituar qe shtatë ndeshje dhe i ka regjistruar vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!