Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit
Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) po shqyrton një plan tjetër për të luajtur finalet e Champions League dhe asaj të Europa League.
Sipas asaj që raportohet ka gjasa që në gusht të luhet Championsi dhe të përfundojë në mënyrë të përshpejtuar.
Sipas “Mirror”, ideja është që pasi të mbarojë pandemia, kampionateve kombëtare t’i jepet përparësi, që të luhen dy ndeshje në javë.
Plani është që klubet të kthehen në stërvitje në gjysmën e dytë të majit, kah mesi i qershorit do të fillojnë që të zhvillohen ndeshjet dhe të gjitha ligat kombëtare do të përfundojnë deri në fund të korrikut.