UEFA merr një vendim të madh në kujtim të Jesus de Miguel

16:31 | 03 Nëntor 2026

UEFA ka konfirmuar se një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kujtim të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel , i cili vdiq të martën në moshën 30 vjeçare.

Nderimi do të zhvillohet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të martën dhe të mërkurën, si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës të enjten.

Në një deklaratë, UEFA shprehu ngushëllimet e saj më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të tij gjatë asaj që e quajti një moment tepër të vështirë.

Vdes sulmuesi i klubit spanjoll disa orë pas duelit të tmerrshëm

“Komuniteti evropian i futbollit po vajton humbjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.

“Një moment heshtjeje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë në kujtim të tij”, shkruan në postimin e UEFA-s.

Ndryshe, De Miguel vdiq pasi pësoi një arrest kardio-respirator pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes të së hënës në Segunda Division.

Komento: