UEFA merr vendim, ja kur Kosova do të luaj për herë të parë me VAR

17:57 | 04 Dhjetor 2019

Kosova ende ka shans të kualifikohet në EURO 2020.

Gjatë muajit mars Kosova do të luaj ndeshjet e Play-off të Ligës së Kombeve, ku mund të siguroj kualifikimin për Euro 2020.

“Dardanët” fillimisht do të luajnë me Maqedoninë e Veriut dhe në rast fitore takohet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Në këto sfida UEFA ka lajmëruar se do të përdoret sistemi VAR.

“UEFA ka vendosur që VAR të përdoret në ndeshjet e Play-off gjatë muajit Mars, dhe në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës gjatë vitit 2020, që pritet të aprovohet më vonë nga FIFA“, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Komento: