
Kosova ka marrë një lajm të mire nga mbledhja e UEFA-s në Baku.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për Kosovën para finales së Europa Leagues, e cila u luajt mbrëmë mes Arsenalit dhe Chelseat.
Në takimin e mbajtur para përballjes të cilën e fitoi Chelsea me rezultat 4-1, organizata më e madhe e futbollit në Evropë ka marrë vendim që futbolli kosovar të përfaqësohet nga tri skuadra në garat evropiane duke filluar nga viti i ardhshëm.
Në Champions League do të marrë pjesë një skuadër, ndërsa në Europa League dy skuadra.
Përveç kësaj, ditën e djeshme u konfirmua se shtetet që nuk e njohin Kosovën do të jenë të detyruara të luajnë si mysafir në terrenin tonë në të ardhmen.