UEFA merr vendim të madh në Baku për klubet kosovare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

UEFA merr vendim të madh në Baku për klubet kosovare

11:03 | 30 Maj 2019

Kosova ka marrë një lajm të mire nga mbledhja e UEFA-s në Baku.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për Kosovën para finales së Europa Leagues, e cila u luajt mbrëmë mes Arsenalit dhe Chelseat.

Në takimin e mbajtur para përballjes të cilën e fitoi Chelsea me rezultat 4-1, organizata më e madhe e futbollit në Evropë ka marrë vendim që futbolli kosovar të përfaqësohet nga tri skuadra në garat evropiane duke filluar nga viti i ardhshëm.

Në Champions League do të marrë pjesë një skuadër, ndërsa në Europa League dy skuadra.

Përveç kësaj, ditën e djeshme u konfirmua se shtetet që nuk e njohin Kosovën do të jenë të detyruara të luajnë si mysafir në terrenin tonë në të ardhmen.

Komento: