UEFA ndanë 236.5 milionë euro për 55 federatat anëtare, ja sa i takojnë Kosovës

23:06 | 27 April 2020

UEFA ka ndarë 236.5 milionë euro për 55 federatat anëtare.

Federata e Futbollit të Kosovës do të përfitojë një donacion nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, do të ndajë ndihmat e saj për federatat anëtare të UEFA, që gjithsejë janë 55 sosh.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e UEFA, përmes një komunikate zyrtare.

“Ne kemi rënë dakord që të ndahen deri në 4.3 milionë euro për federatë, për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe atij të ardhshëm. Këto mund të jenë pjesë e financimit të investimeve, mund të përdoren si anëtarët tanë shohin të përshtatshëm për të përmirësuar komunitetin e futbollit”, thuhe ndër të tjerash në komunikatën e UEFA.

Nga këto ndihma sigurisht se do të përfitojë edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK do të përfitojë plot 4.3 milionë euro, të cilat do të përdorohen për ‘prioritetet’ e tyre.

Federata jonë mund t’i përdorojë këto mjete për rinovimet e stadiumeve, ose t’i shtojnë në fondin për stadiumin nacional.

Komento: