UEFA ‘pasuron’ klubet shqiptare

18:50 | 10 Dhjetor 2018

Klubet shqiptare vazhdojnë të pasurohetn nga UEFA.

Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA jep shpërblim 500 mijë euro për klubet shqiptare.

Në bazë të përllogaritjes të bëra nga UEFA, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 500 mijë eurosh dhe të gjitha këto të ardhura do t’u shpërndahen klubeve që kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018, për t’i investuar për akademitë e futbollit.

Këto klube duhet të paraqesin projektin e tyre në lidhje me akademitë e futbollit për të përfituar shumë përkatëse.

Nga ky fond nuk përfiton skuadra e Skënderbeut, pasi korçarët kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe të ardhurat i ka përfituar direkt nga UEFA.

Komento: