UEFA publikon orarin e ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

17:50 | 18 Prill 2019

Është bërë zyrtar nga UEFA orari i ndeshjeve gjysmëfinale.

Barcelona, Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi – këto janë katër skuadrat që kanë siguruar nga një biletë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat e lartpërmendura, do të japin maksimumin për të prekur fillimisht finalen e Madridit, e më pas për ta rrëmbyer trofeun e shumëdëshiruar në Evropë.

Barcelona do të ketë punë me Liverpoolin dhe ndeshja e parë do të zhvillohet në “Camp Nou” me 1 Maj (të mërkurën), kurse ajo e kthimit në Anfield me 7 maj (të martën).

Kurse, Tottenhami ndeshjen e parë kundër Ajaxit e zhvillon në shtëpi, me 30 Prill (të martën), kurse atë të kthimit me 8 maj (të mërkurën).

Pra, finalisti i parë do të mësohet nga ndeshja Barcelona – Liverpool, që njëra prej tyre, të qetë, e presin fituesin e ndeshjes Tottenham – Ajax.

Komento: