UEFA ri-cakton përballjet për fazën 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja te dy super derbi

15:27 | 13 Dhjetor 2021

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve po zhvillohet në këto çaste në Nyon të Zvicrës dhe atë mund ta ndiqni drejtpërdrejt tek ne.

Shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sitem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.

Salzburg – Bayern Munich

Sporting – Manchester City

Benfica – Ajax

Chelsea – Lille

Atletico Madrid – Manchester United

Villarreal – Juventus

Inter – Liverpool

PSG – Real Madrid

Komento: