UEFA ka vendosur nëse do të ketë shikues në ndeshjet e Superkupës së Evropës.
UEFA po planifikon ta bëjë një test në ndeshjen e 24 shtatorit në Budapest, ku do të lejohet 30 për qind e publikut të jetë prezent në stadium
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka njoftuar se shtëpia e futbollit evropian po planifikon që t’i rikthejë shikuesit në tribuna në ndeshjen e Superkupës së Evropës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 24 shtator në Budapest të Hungarisë dhe Ceferin, në Asamblenë Gjenerale të ECA-s ka njoftuar se në këtë ndeshje do të lejohet 30 për qind e publikut.
“Jo gjithçka është normale, por shpejt do të jetë. Gjashtë muaj më parë gjithçka ishte ndalur, por tash jemi këtu. Duhet të jemi optimistë, futbolli është i fortë. Superkupa në Budapest do të jetë një pilot-test, i cili mund të na ndihmojë që ta kuptojmë se çka mund të bëjmë”, u shpreh numri 1 i futbollit evropian.
Në Superkupën e Evropës do të përballen fituesi i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich dhe fituesi i Europa Leagues, Sevilla.