UEFA zbuloi skuadrën më të mirë të Ligës së Kampionëve të sezonit, por i vetmi përfaqësues i Serie A është Cristiano Ronaldo i Juventusit.
Vëzhguesit Teknikë të UEFA zgjodhën 20 lojtarë që bënë përshtypjen më të madhe gjatë gjithë turneut, i cili u fitua nga Liverpool mbrëmë ,përcjell ORAinfo.
Ronaldo është i përfshirë, pasi ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitjet e Ligës së Kampionëve për Juventusin së bashku me dy asistime.
Skuadra e Champions League e sezonit 2018-19: Alisson (Liverpool), Ter Stegen (Barcelona), Van Dijk (Liverpool), De Ligt (Ajax), Vertonghen (Tottenham), Alexander-Arnold (Liverpool) Sissi (Tottenham), Ziyech (Ajax), De Bruyne (Man City), De Jong (Ajax), Ndombele (Lyon), Wijnaldum (Liverpool), Neres (Ajax), Sterling (Man City), Messi (Ajax), Mane (Liverpool), Ronaldo (Juventus), Lucas Moura (Tottenham)./ORAinfo/