UFC në zi, vdes luftëtari i peshave të rënda të MMA

13:00 | 14 November 2022

UFC është një nga sportet më popullore në Amerikë dhe jo vetëm.

Por ky sport ka marrë një lajm të rëndë, pasi një nga luftëtarët e saj ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ish-luftëtari Anthony ‘Rumble’ Johnson, një nga grushtuesit më të mëdhenj në historinë e UFC-së, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së Johnson, i cili prej disa kohësh po luftonte me sëmundjen.

Mësohet se Johnson vuante nga limfoma jo-Hodgkin, një lloj kanceri jo i zakonshëm tek të rriturit.

Ariel Helwani, menaxher i ish-luftëtarit të njohur, e dha lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Lajm i tmerrshëm! Anthony “Rumble” Johnson vdiq sot. Ai ishte 38 vjeç. Johnson kishte kohë që po luftonte me një sëmundje. Ishte një nga luftëtarët më të talentuar në historinë e MMA-së (Artet e përziera marciale). Iku shumë shpejt. U prehtë në paqe”, ka shkruar Helwani.

Komento: