Ugljani: 260 euro një faturë e rrymës në veri, shumë marramendëse

19:08 | 22 November 2024
ugljani:-260-euro-nje-fature-e-rrymes-ne-veri,-shume-marramendese


Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse.

Ai thotë për “Front Online” se shtëpisë së tij çmimi i rrymë i ka ardhur 260 euro.

Ugljani ka dyshime e tij për shpërndarjen e faturave.

“Po kanë filluar të shpërndahen disa fatura, por me shuma marramendëse në shtëpinë time ka ardhur 260 euro tjetrën 156 euro, kjo është e paqartë se në çfarë mënyre janë llogaritur”, deklaroi ai.

Ugljani shprehet se qytetarët janë zhgënjyer me ardhjen e faturave të rrymës.

“Problemi është tek të gjithë qytetarët se janë të zhgënjyer me ardhjen e faturave tek dikush janë të fryra te tjerët normale. Janë duke punuar në teren për disa lagje tjera me i shpërnda faturat”, shprehet Ugljani.

Komento: