Ugljanin: Qytetarët po ankohen për çmimet në faturat e rrymës

08:07 | 18 Shtator 2024
ugljanin:-qytetaret-po-ankohen-per-cmimet-ne-faturat-e-rrymes


Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka njoftuar se në lagjen e Boshnjakëve, disa biznese janë pajisur me fatura.

“Në lagjen e Boshnjakëve kanë filluar të vijnë faturat sidomos tek lokalët të cilët janë me biznese por në shtëpia ende nuk i kanë disa”, u shpreh ai.

Ai tha për Front Online se qytetarët janë ankuar për vlerën e faturave.

Ugljanim thotë se rreth 2000 euro i është dërguar fatura një supermarketi.

Ai nënvizon se nuk është në dijeni për vlerësimin e “Elektroserver” qe ua ka bërë faturave.

“Ka ankesë nga qytetarët që nuk janë marr parasysh nga ora por paushall me vlera të ndryshme ku disa lokale i kanë 600, 800 euro ku ka edhe super markete që është në lagjen e Boshnjakëve që përmbi 2000 euro e si e kanë bërë vlerësimin nuk e dimë”, thotë Ugljani.

Komento: