Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

23:01 | 23 November 2022

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka dhënë sihariqin e arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

“Shumë i lumtur për të njoftuar se shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së janë pajtuar mbi masat për të shmangur eskalimin e mëtejmë dhe që të koncentrohen plotësimin në propozimet për normalizim të marrëdhënieve mes tyre”, është shprehur Borrell.

Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, ka shkruar Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se do t’i ftojë palët ditëve në vijim për t’i diskutuar hapat e ardhshëm, teksa falënderoi të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Komento: