Ujësjellësi merr këtë vendim për konsumatorët borxhlinj

16:14 | 29 August 2019

Konsumatorëve borxhlinj do t’iu ndërprehet uji që nga muaji shtator.

Ujësjellësi ka njoftuar për shkyçje ndaj konsumatorëve borxhlinj do të fillojnë nga muaji shtator 2019.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ( konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit do të fillojë me intensitet të lartë nga data 02 shtator 2019, e hënë, përcjell lajmi.net.Shkyçjet individuale për konsumatorët borxhlinj po fillojnë nga muaji shtator 2019.“Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjorë që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar”, thuhet në njoftim.

“KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”.“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara ndaj shërbimeve të ujit si dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë hy në marrëveshje në mes të kreditorit- debitorit dhe nuk i’u janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”.Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 40 milion euro.

“KRU “Prishtina” sh.a. i’u ka ofruar bashkëpumin dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi”.Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet që kanë ndaj KRU ” Prishtina” sh.a.

Komento: