Ujësjellësi Prishtina ka një lajm të keq për konsumatorët

15:02 | 04 March 2019

Problemet me ujë të pishëm vazhdojnë të i shqetësojnë qytetarët.

​Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth, se tash për tash kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, siç thuhet në njoftim janë punimet teknike nga ana e ekipeve të rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin, për shkak të pëlcitjes në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

“Shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për kohë të shkurtër. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qendrës së kryeqytetit”, thuhet me tej në njoftim.

Komento: