Ujësjellësi ‘Prishtina’ nga 1 shkurti vjen me disa masa të rrepta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ujësjellësi ‘Prishtina’ nga 1 shkurti vjen me disa masa të rrepta

12:43 | 24 Janar 2019

Nga 1 shkurti i këtij viti ujësjellësi ‘Prishtina’ do të aplikoi masa të rrepta për konsumatorët.

Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga data 1 shkurt 2019, e martë, do të rifillohet me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje do të përballet sërish secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Në të njëjtën kohë, do të vazhdohet me procesimin e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj, te përmbaruesit privat.

Përgjatë vitit 2018, janë realizuar 1270 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesave, prej të cilëve janë rikyçur 782 konsumatorë pas realizimit të pagesave të tyre ndaj shërbimeve.

Përgjatë inspektimeve në teren, në vitin 2018 janë identifikuar 88 konsumatorë që janë kyçë ilegalisht dhe që të gjithë janë shkyçë nga të gjitha shërbimet.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica.

Fokusi i ekipeve të shkyçjes do të jenë jenë qytetet dhe fshatrat. Fillimisht, inspektimi dhe ekipet e shkyçjes janë duke e analizuar dhe inpektuar gjendjen në fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik – Prishtinë, ku pagesat nga ana e tyre janë të ulëta, humbjet e ujit janë të mëdha dhe keqpërdorimet e formave të ndryshme të ujit janë enorme.

Mbi 50 ekipe të shkyçjes dhe inspektorë do të jenë të shpërndarë në secilën zonë të shërbimit.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2019.

Vëmendja e Ujësjellësit të Prishtinës në vitin sfidues 2019 do të jetë e përqëndruar në, Inkasim të mjeteve financiare dhe reduktim / zvogëlim të humbjeve teknike dhe komerciale.

Komento: