
Më 19 tetor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të sasisë së manganit dhe kanë deklaruar se uji nuk rekomandohet për pije as gatim deri në një njoftim tjetër.
Në lidhje me këtë, profesori i Kimisë Toksikologjike, Lulzim Zeneli në Radio Dukagjini ka thënë se mangani është një mineral që nëse i ekspozohet organizmit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
“Mangani mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse kjo materie kimike i ekspozohet tepër organizmit. Mangani i tepërt i koncentruar në ujë e bënë atë të ndryshojë ngjyrë, ka erë dhe shije të rëndë”, ka thënë Zeneli.