Ujkani flet pas barazimi me Danimarkën, paralajmëron skuadrat tjera

08:49 | 22 Mars 2019

Samir Ujkani ka thënë se gjithmonë do të jenë të gatshëm për Kosovën.

Kapiteni Samir Ujkani ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën sa herë që i kërkohet.
Portieri që ka bërë karrierë në Serie A, ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Aro Muric, por ka theksuar se do t’i përgjigjet thirrjes së Kosovës sa herë që i kërkon trajneri.

Ujkani në barazimin 2:2 ndaj Danimarkës, është paraqitur në pjesën e dytë të ndeshjes.

“Unë jam gati gjithmonë për vendin tim, kam ardhur kur s’kemi qenë të pranuar, vij gjithmonë sa herë të ketë nevojë Kosova për mua, ka me qenë gati gjithmonë”, ka deklaruar Ujkani.

Kujtojmë se Ujkani është pjesë e Kosovës që nga viti 2014. Ai është paraqitur në ndeshjen e parë ndërkombëtare të ‘Dardanëve’ ndaj Haitit në ‘Adem Jashari’.

Komento: