Ujkani me deklarata të fuqishme para ndeshjeve me Malin e Zi e Bullgarinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ujkani me deklarata të fuqishme para ndeshjeve me Malin e Zi e Bullgarinë

21:59 | 31 Maj 2019

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit të qershorit.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani në emisionin “Favorit” në T7 flet për ambiciet e “Dardanëve” për dy ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë, por edhe për kualifikimin eventual të Verdhekaltërve në Evropianin 2020

Samir Ujkani, portier i Kombëtares së Kosovës ka folur për gjasat e “Dardanëve” për të nxjerrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e qershorit, ndaj Malit të Zi e Bullgarisë, por edhe për kualifikimin eventual të Kosovës në Evropianin 2020, raporton Gazeta Express.

“Shpresoj ta marrim maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e qershorit. Kemi mungesa, por ka lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ato. Edhe në Mal të Zi do të na përkrahnin shqiptarët, nëse do të luhej ndeshja me shikues. Do të mundohemi që në këto kualifikime të marrim sa më shumë pikë. Ekipi i Kosovës po rritet dhe deri tash çdo rezultat flet në favor tonin”, ka thënë portieri vushtrrias i Rizesporit.

Komento: