Ujkani nuk starton, ky do të jetë kapiteni i Kosovës

18:07 | 21 March 2019

Pas pak pritet të fillojë ndeshja në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Danimarkës.

Herolind Shala do të jetë kapiten i Kosovës kundër Danimarkës

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet fotografia që lojtari ka publikuar në Instagram, të fanellës me numrin 5 dhe shiritin e kapitenit, duke treguar se është gati për sfidën që do të nisë sonte nga ora 19:00, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja me Danimarkën, do të shërbejë për “Dardanët” si përgatitje për sfidën e parë dhe shumë të rëndësishme në rrugëtimin për “Euro 2020” me 25 mars kundër Bullgarisë.

Komento: