Ujqër të bardhë shihen në malet e Kosovës

19:51 | 05 Janar 2024
ujqer-te-bardhe-shihen-ne-malet-e-kosoves

Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka publikuar një video ku shihen disa ujqër të bardhë në malet e Kosovës.

Ai ka thënë se videoja është realizuar në rajonin e Gollakut, nga kamerat kurth të tij.

Në pamjet e publikuara ujqërit e bardhë shihen duke u ushqyer. Pranë tyre shihen edhe ujq të tjerë me ngjyrë gri.

Ujqërit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve. /Telegrafi/

Komento: