
Deputeti i VV’së, ministrit të Shëndetësisë: S’ke nevojë të frikësohesh nga Komisioni.
Ministrit të ri të Shëndetësisë, Armend Zemajn, i është dukur e pavend që të thirret për raportim në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, akoma pa e marrë detyrën e re.
“Askush nuk ka nevojë të frikësohet nga Komisioni për Shëndetësi. Ajo cfarë kemi kërkuar ne është që ministri të raportojë para Komisionit, pasi ka përmendur inteligjencën pandemike, e ne nuk e dimë ku na con kjo”,ka thënë Uka.
“Kur i referoheni masave, një ministër do të duhej të udhëhiqte me shembullin e vet. E ne kemi parë që edhe ky ministër edhe ky kryeministër janë shembulli më i keq”, ka shtuar ai.