Ukaj: Nuk pres lëvizje përpara në takimin e sotëm Bislimi-Petkoviq

14:04 | 02 Korrik 2024
ukaj:-nuk-pres-levizje-perpara-ne-takimin-e-sotem-bislimi-petkoviq


Politikologu, Fidan Ukaj, për FrontOnline, thotë se nuk pret të ketë diçka të re nga takimi që do të mbahet sot mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe përfaqësuesit të Serbisë, Petar Petkoviq.

‘’Mendoj se takimi i sotëm do të jetë i njëjte, siç ka qenë në takimin e fundit. Një mos dakordim për temat e caktuara. Nuk pres të ketë lëvizje përpara’’ shprehet ai.

Ukaj, potencon se Serbia do të shkoj përsëri në takim me kërkesën e saj të kamotshme që Kosova ta bëjë Asociacionin, por që sipas tij së pari duhet ketë normalizim të marrëdhënieve e njohje të ndërsjelle mes Kosovës e Serbisë.

 ‘’Serbia vjen përsëri me kërkesën e saj të kamotshme, zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit nga Kosova. Së pari duhet ndodhë normalizimi i raporteve mes shteteve, e pastaj njohja e ndërsjelle’’ deklaron ai për FrontOnline.

Analisti Ukaj, thotë Kosova nuk ka deklaruar asnjëherë se nuk do e bëjë Asociacionin, por që sipas tij po pret një momentum tjetër për këtë.

‘’Kosova nuk ka thënë se nuk do e bëjë Asociacionin, por se do e bëjë në një momentum tjetër dhe të mos jetë pikë e për e zbatimit të këtyre marrëveshjeve’’ potencon ai.

Për të, ky takim është thirrur nga BE, dhe  palët kanë pranuar të takohen për shkak të kërcënimit evropian, që nëse palët refuzojnë takimin, mund të mos marrin fonde nga BE.

‘’Nuk pres të ketë lëvizje përpara, sepse është një takim që është thirr nga BE, dhe palët janë përgjigjur ftesës, në mënyrë që palët të i tërhiqen rrezikut dhe kërcënimit të BE-së, për mos dhënien e fondeve’’ përfundon Ukaj.

Komento: