Ukaj: Presidentja Osmani s’po sheh bashkëpunim me Kurtin në zgjedhjet e ardhshme

19:20 | 09 Shtator 2024
ukaj:-presidentja-osmani-s’po-sheh-bashkepunim-me-kurtin-ne-zgjedhjet-e-ardhshme

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për letrën e dërguar për Asociacion në KiE.

“Ofrimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në KiE dhe letra e dërguar duke e përjashtuar presidenten kjo është pikënisja e përçarjes së Kurtit, Osmanit e Gërvallës”, deklaroi Ukaj.

Ukaj vlerëson se presidentja Osmani është e njohur për largimin nga partnerët partiak.

“Osmani është e njohur që në përfundim të mandatit dhe gjetjen e një mundësie më të mirë largohet nga partnerët për të gjetur të rinj. Me Kurtin nuk e ka parë që mund të ketë bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme, përçarja veç po thellohet”, përfundoi Ukaj për Front Online.

Komento: