Ukraina dhe Rusia sërish në tavolinë për bisedime

15:17 | 21 March 2022

Prej 26 ditësh vijojnë luftimet e Rusisë ndaj Ukrainës duke sjellë viktima dhe të plagosur.

Ukraina dhe Rusia po përpiqen të arrijnë marrëveshje.

Këtë të hënë mediat e huaja bëjnë me dije se negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe përmes video-lidhjes dhe pritet që ekipet punuese të takohen gjatë ditës.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, të cilat pohojnë se gjatë ditës pritet një takim mes dy delegacioneve.

“Sot do të punojmë gjithë ditën”, ka thënë delegati ukrainas dhe ligjvënësi, David Arakhamia

Komento: