Ukraina ka nevojë për armë të rënda thotë Zelensky

23:30 | 07 April 2022

Ukraina ka nevojë për armë të rënda.

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka bërë thirrje që të furnizohet Ukraina me armë të rënda në mënyrë që t’i epet goditja finale okupatorit rus.

Ai po ashtu ka bërë paralajmërimin e frikshëm se Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe ato nukleare nëse sheh që Ukraina dhe aleatët e saj janë të dobët.

Kështu ka bërë me dije media ukrainase “The Kiyv Independet”, duke cituar presidentin Zelensky.
“Presidenti Volodymyr Zelensky, shtoi se Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha llojet e armëve kundër Ukrainës, përfshirë ato bërthamore, nëse sheh se Ukraina dhe mbështetësit e saj janë të dobët”, shkruan media ukrainase

Komento: