Ukraina, po kërkon ndihmë nga OSBE.
Minsitri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për një takim me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke përmendur dështimin e Rusisë për t’iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës për “shpjegime të hollësishme mbi aktivitetet ushtarake në zonat ngjitur me territorin e Ukrasinës dhe në Krimenë e pushtuar përkohësisht.
Kuleba shkroi se “Rusia nuk iu përgjigj kërkesës sonë sipas Dokumentet të Vjenës, rrjedhimisht në bëjmë hapin tjetër. Ne kërkojmë një takim me Rusinë dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse brenda 48 orëve për të disktuuar përforcimin dhe rishpërndarjen e saj përgjatë kufirit tonë”.
Dokumenti i Vjenës i nënshkruar nën kujdesin e OSBE-së, përcakton se “Shtetet pjesëmarrëse do të konsultohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për çdo aktivitet të pazakontë dhe të paplanifikuar të forcave të tyre ushtarake jashtë vendndodhjeve të tyre normale në kohë paqeje, të cilat janë të rëndësishme ushtarakisht”.
Marrëveshja poashtu thotë se një shtet pjesëmarrës do të ketë të drejtën për një përgjigje brenda 48 orëve.
“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencë ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”.