Ukraina merr nën kontrollë qytetin Bucha pranë Kievit

20:30 | 01 Prill 2022

Ushtria ukrainase vazhdon t’i bëjë ballë asaj ruse.

Ukraina ka rimarrë qytetin Bucha pranë kryeqytetit të Kievit të enjten, sipas kryebashkiakut Anatolii Fedoruk.

“Sot, më 31 mars, forcat tona të armatosua kanë çliruar qytetin nga pushtuesit rusë”, tha përmes një video-adresimi Fedoruk.

Një numër zyrtarësh ukrainas u janë referuar forcave ruse si “ork” ushtria e keqe, monstruoze, raporton cnn.

“Kjo ditë përbën një ditë gëzimi dhe fitoreje të Forcave tona të Armatosura të Ukrainës. Dhe ne presim fitore të tilla në të gjithë Ukrainën”, shtoi Fedoruk.

Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Komento: