Ukraina në mes të luftës ka marrë një lajm të madh.
Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lidhur me këtë ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se është mirënjohës ndaj vendimit dhe që po ashtu e konsideron moment historik për ukrainasit.
“Përgëzoj vendimin e liderëve të BE-së për dhënien e statusit kandidat. Është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet tona”.
“Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderëve të BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shkruar Zelensky në Twitter.