Ukraina pretendon se sot shkatërroi 20 automjete ushtarake ruse

23:43 | 03 Mars 2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke ecur me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V që sugjeron se ato ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet: “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel”.

Komento: