Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon.
Ukraina mund të humbasë dhjetëra milionë tonë drithë për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas tha: “Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë.”
Ukraina dhe Rusia luajnë një rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara, shkruan Sky News.
Megjithatë, shqetësimet po rriten se lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Javën e kaluar, shefi ekzekutiv i kompanisë norvegjeze Yara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, paralajmëroi se ndikimi i luftës në Ukrainë në sigurinë globale të ushqimit do të ishte “dramatik”.
Svein Tore Holsether tha: “Megjithëse biznesi i Yara është fleksibël dhe elastik, ndikimi i luftës në sigurinë globale të ushqimit do të jetë dramatik. Ne përsërisim thirrjet tona për veprimin e qeverisë për të forcuar zinxhirët e furnizimit me ushqim dhe për të ulur varësinë nga Rusia.”