Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

23:26 | 23 February 2022

Nga mesnata e sotme, Ukraina do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, shkruan BBC.

Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës. Ai prezanton kontrolle të dokumenteve personale dhe i jep qeverisë fuqi për të vendosur një shtetrrethim nëse është e nevojshme.

Ukraina do të vendosë kufizime në një sërë shërbimesh të komunikimit dixhital dhe radio, të cilat qeveria thotë se mund të ndezin situatën.

Dhe kjo do të thotë se rezervistët ushtarakë nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Deklarata prek të gjithë Ukrainën, përveç dy rajoneve lindore, të cilat janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2014.

Komento: