Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën ka hyrë në ditën e pestë, ku shumë janë vrarë, e shumë tjerë janë plagosur.
Por, Ukraina thotë se trupat ruse e kanë reduktuar ritmin e ofensivës, raporton Al Jazeera.
Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse e kanë ngadalësuar “ritmin e ofensivës”, derisa sulmi i Moskës mbi Ukrainën, ka hyrë në ditën e pestë.
“Okupatori rus e ka reduktuar ritmin e ofensivës, por, ende po mundohen të arrijnë sukses në disa zona”, tha shtabi i përgjithshëm forcave të armatosura.