Ukraina ua ka ndaluar burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.
Vendimi erdhi pasi u shpall gjendja e luftës, ku sipas ligjit përkohësisht i ndalohet kësaj grupmoshe të largohen nga vendi.
Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi ka lajmëruar se ky vendim do të jetë në fuqi për aq sa të jetë aktiv ligji i gjendjes së luftës.