Ukraina vë në funksion bishat “Bayraktar”: Momenti kur shkatërron sistemin rus

11:54 | 12 March 2022

Ukraina vë sërish në funksion dronët “Bayraktar”.

Ushtria ukrainase po vazhdon të përdorë dronët turk, “Bayraktar” në luftën kundër rusëve.

Disa pamje janë publikuar nga ushtria ukrainase e cila thotë se përmes këtyre dronëve ka shkatërruar një sistem elektronik rus të luftës në rajonin e Kievit, shkruan lajmi.net.

Sipas Ukrinform, Valeriy Zaluzhny, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, e ka raportuar këtë në Facebook.

“Operatorët tanë Bayraktar TB2 kanë ‘përpunuar’ me mjeshtëri sistemin EË të armikut në rajonin e Kievit,” tha ai.

Komento: