Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas sulmeve në territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp, raporton BBC
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacion special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës.
Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.
Por sipas Putin, qëllimi i operacionit është mbrojtja e njerëzve që u janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite.