Ukrainasi eliminon Akil Gjakovë nga Grand Slami i Turqisë

10:38 | 01 April 2023

Edhe Akil Gjakova eliminohet nga Grand Slami i Turqisë.

Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahen ë Antalia të Turqisë.

Xhudisti kosovar u mposht në raundin e dytë nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov, shkruan Gazeta Express.

Gjakova raundin e parë e kaloi duke e mundur meksikanin Gilberto Cardoso.

Po ashtu, herët sot u eliminua edhe Dardan Cena, që u mposht qysh në raundin e parë.

Komento: