Ukrainasit ia shkatërrojnë automjetet ushtarake rusëve

12:20 | 20 Mars 2022

Disa automjete ruse u shkatërruan nga forcat ukrainase.

Afër Zaporozhyes, forcat e armatosura ukrainase dyshohet se shkatërruan një kolonë automjetesh të trupave ruse, përcjell Gazeta Express.

Një video e publikuar nga Nexta TV tregon se janë shkatërruar automjete ushtarake dhe në përshkrim thuhet se janë shkatërruar 60 automjete ushtarake dhe disa automjete të blinduara.

Shtohet se forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter rus dhe kanë dëmtuar një tjetër.

Komento: